Rreth Nesh: Shtëpia Digjitale e Shqiptarëve në UK
Misioni Ynë NjoftimeUK.com lindi si një nevojë
e natyrshme për të bashkuar komunitetin shqiptar
në Mbretërinë e Bashkuar në një hapësirë të vetme,
të sigurt dhe të lehtë për t'u përdorur.
Ne e dimë që fillimet në një shtet të huaj
janë sfiduese, prandaj qëllimi ynë është të thjeshtojmë
jetën tuaj duke ju lidhur me mundësitë më të mira të
punësimit, strehimit dhe shërbimeve profesionale.
Nga një faqe Instagrami, në një Platformë të Mirëfilltë
Gjithçka nisi nga një profil i thjeshtë në Instagram,
ku ndihmonim bashkëkombasit tanë të gjenin punë
apo shtëpi përmes mesazheve. Duke parë kërkesën e
madhe dhe dëshirën e shqiptarëve për të ndihmuar
njëri-tjetrin, vendosëm ta kthejmë këtë komunitet
në një platformë profesionale. Sot, ne jemi adresa kryesore
ku çdo shqiptar në UK mund të reklamojë biznesin e tij,
të shesë makinën, apo të gjejë shtëpinë e re në pak minuta.